Hyr
Aktivizo tabelën
Së shpejti
Shitje e veturës Shërbime në teren Biznese Dërgo Dhuratë Evente Zgjerim në diasporë
Si funksionon Privatësia Rreth nesh Kontakt
Hyr

Ti i kontrollon krejt çka shohin vizitorët.

Plink është ndërtuar ashtu që asgjë për ty, veturën tënde apo kontaktet e tua të mos shfaqet, përveç nëse ti vendos me e shfaqë.

Katër nivele dukshmërie

Secila tabelë që e regjistron ka një nivel dukshmërie. Ti e cakton dhe e ndryshon kurdo që të duash.

  • Publike: vizitorët e shohin profilin tënd të plotë, emrin, lidhjet sociale dhe mënyrat e kontaktit.
  • Vetëm mesazh: një formular i thjeshtë për mesazh, pa detaje të profilit.
  • Private: vizitorët shohin veç që tabela është e regjistruar. Pa kontakt.
  • E fshehur: vizitorët nuk shohin asgjë fare. Tabela duket sikur s'është në Plink.

Blloko dhe raporto

Mund të bllokosh çdo tabelë që të mos kontaktojë me tënden. Mund të raportosh ngacmime, spam apo keqpërdorim. Raportet i shqyrton ekipi i Plink.

Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat

Plink nuk lidhet me regjistrat e veturave. Shfaqim veç atë që e vë ti në profil. Nuk i shesim të dhënat e përdoruesve dhe nuk ua japim reklamuesve.

Tabela jote, rregullat tua.

Regjistro tabelën tënde dhe rregulloje çdo detaj si të vjen më për shtat.

Regjistroje tabelën