Hyr
Aktivizo tabelën
Së shpejti
Shitje e veturës Shërbime në teren Biznese Dërgo Dhuratë Evente
Si funksionon Privatësia Rreth nesh Kontakt
Hyr

Një tabelë. Shumë mundësi.

Lidhe tabelën në Plink që dikush të mundet me të lajmëru kur ka diçka me veturën tënde.

Falas për pronarët e veturave. Pa abonim.

Shtimi i tabelës zgjat rreth një minutë dhe faqja jote aktivizohet menjëherë. Verifikimi është hap më vete dhe shqyrtohet nga një person.

Pa numër telefoni Vetëm mesazhe të gatshme Emri yt mbetet privat Pa e ditë kush je Lajmërime për veturën

Pse me lidh tabelën në Plink?

Ndonjëherë dikush ka arsye reale me të kontaktu për veturën. Plink e bën të thjeshtë dhe privat.

Tabela jote bëhet e dobishme
Nuk mbetet vetëm numër në veturë. Bëhet mënyrë praktike me të arritë kur ka arsye reale.
Dikush mundet me të lajmëru me kohë
Dritat ndezë, xhami hapur, gërvishtje ose diçka tjetër me veturën.
Pa letër me numër në xham
Plink e zëvendëson letrën me numër telefoni. Të kontaktojnë përmes platformës.
Më pak siklet në parking
Të kanë zënë rrugën ose vend të ngushtë? Njerëzit thjesht të shkruajnë, me qetësi.
Nuk mundet dikush me të shkru çka të dojë
Dikush që nuk është i kyçur mund të të dërgojë vetëm një mesazh të gatshëm. Tekst i lirë është i mundur vetëm nëse kyçet dhe ti e ke lejuar.
Ti vendos çka shfaqet
Profili yt tregon vetëm atë që ti dëshiron të tregojë, asgjë më shumë.

Si funksionon?

1
Lidhe tabelën
Shto tabelën tënde dhe krijo profilin në Plink.
2
Vendos çka lejon
Zgjedh çka mund të shohin të tjerët dhe si mund të të kontaktojnë.
3
Prano lajmërime kur ka nevojë
Kur dikush sheh diçka me veturën tënde, të shkruan përmes Plink. Pa numër telefoni. Pa e ditë kush je.

Pa numër telefoni. Pa e ditë kush je.

Së shpejti

Regjistrohu tash edhe je gati në momentin kur vjen edhe më shumë.

Shitje e veturës
Shërbime në teren
Biznese
Dërgo Dhuratë
Evente

Bëje tabelën të dobishme

Kur ka diçka me veturën, njerëzit mund të të lajmërojnë përmes Plink. Pa numër telefoni. Pa e ditë kush je.