Ti i kontrollon krejt çka shohin vizitorët.
Plink është ndërtuar ashtu që asgjë për ty, veturën tënde apo kontaktet e tua të mos shfaqet, përveç nëse ti vendos me e shfaqë.
Katër nivele dukshmërie
Secila tabelë që e lidh ka një nivel dukshmërie. Ti e cakton dhe e ndryshon kurdo që të duash.
- Publike: vizitorët e shohin profilin tënd të plotë, emrin, lidhjet sociale dhe mënyrat e kontaktit.
- Vetëm mesazh: një formular i thjeshtë për mesazh, pa detaje të profilit.
- Private: vizitorët shohin veç që tabela është e lidhur. Pa kontakt.
- E fshehur: vizitorët nuk shohin asgjë fare. Tabela duket sikur s'është në Plink.
Mesazhet sipas rregullave tua
Dikush që nuk është i kyçur mund të të dërgojë vetëm një mesazh të gatshëm. Tekst i lirë është i mundur vetëm nëse kyçet dhe ti e ke lejuar.
Blloko dhe raporto
Mund të bllokosh çdo tabelë që të mos kontaktojë me tënden. Mund të raportosh ngacmime, spam apo keqpërdorim. Raportet i shqyrton ekipi i Plink.
Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat
Plink nuk lidhet me regjistrat e veturave. Shfaqim veç atë që e vë ti në profil. Nuk i shesim të dhënat e përdoruesve dhe nuk ua japim reklamuesve.
Tabela jote, rregullat tua.
Lidhe tabelën tënde dhe rregulloje çdo detaj si të vjen më për shtat.
Lidhe tabelën