Si funksionon Plink
Tabela jote, e lidhur me një profil privat që e kontrollon krejt ti. Asgjë për ty s’shpërndahet, përveç nëse ti vendos me e nda.
Tabela jote, e kthyer në profil privat ku të tjerët mund të të arrijnë.
Plink e lidh një veturë me një profil që e menaxhon pronari. Kushdo mundet me e gjetë një tabelë dhe me kontaktu pronarin përmes Plink, pa e pa kurrë adresën ose emrin e pronarit, përveç nëse pronari vendos me u përgjigj.
Tabela është adresa
Nuk kërkohen detaje personale për të arritur tek pronari i veturës. Tabela në vetvete është adresa.
Pronari vendos çka ndahet
Çdo kërkesë shkon te pronari i pari. Ai vendos çka me nda, kujt me iu përgjigj, edhe kur.
E ndërtuar për jetën lokale
Plink i mbulon momentet praktike të përditshme rreth veturave, gjithmonë përmes tabelës dhe sipas kushteve tuja.
Tabela jote. Një pikë kontakti private.
Njerëzit që e vërejnë veturën tënde, fqinjët edhe kalimtarët, munden me të kontaktu përmes tabelës. Ti vendos çka shohin.
Krijo llogarinë për më pak se një minutë
Pa abonim. Pa dokumente. Ndan vetëm çka zgjedh ti.
- Regjistrohu vetëm me email dhe fjalëkalim
- Regjistro një ose më shumë tabela në të njëjtën llogari
- Profili yt është aktiv menjëherë pas krijimit
Shfaq vetëm atë që të sjell vlerë
Trego veç ato që t'përshtaten ty. Shto sa të duash, pak a shumë, cakto kush mundet me t'kontaktu edhe qysh, edhe ndrysho ose hiqi krejt kurdo që t'duash.
- Vendos dukshmëri: publike, vetëm-mesazhe ose private
Ji i arritshëm sipas kushteve të tua
Kushdo që e vëren veturën tënde mund ta kërkojë tabelën në Plink. Ata të kontaktojnë vetëm në mënyrën që ti e ke lejuar.
- Vizitorët kërkojnë sipas tabelës që me të kontaktu
- Të kontaktojnë vetëm përmes metodave që i ke lejuar
- Mund ta çaktivizosh dukshmërinë në çdo kohë
- Profili yt mund të gjendet përmes kërkimit të tabelës në çdo telefon
Tabela jote është tashmë jashtë. Bëje të funksionojë për ty.
Merr 2 minuta. Ti mbetesh privat.