Hyr
Aktivizo tabelën
Së shpejti
Shitje e veturës Shërbime në teren Biznese Dërgo Dhuratë Evente Zgjerim në diasporë
Si funksionon Privatësia Rreth nesh Kontakt
Hyr
Pse Plink

Rreth Nesh

Plink u kriju me një ide të thjeshtë.

Çdo ditë shohim vetura rreth nesh. Ndonjëherë ka nevojë me kontaktu dikë rreth një veture, me pyet për një veturë në shitje, me kërku një shërbim ose me lajmëru për diçka me rëndësi. Shpesh nuk ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe e përshtatshme për me e bo këtë.

Ne mendum që tabela mundet me qenë më shumë se vetëm një numër identifikues. Mundet me qenë një pikë kontakti që i ndihmon njerëzit me komuniku kur ka nevojë, pa e humb privatësinë.

Prandaj e krijum Plink.

Qëllimi ynë nuk është me i lidhë njerëzit me të panjohur apo me i ekspozu të dhënat personale. Përkundrazi, po mundohemi me kriju një mënyrë më të thjeshtë, më të sigurt dhe më të kontrollume për komunikim rreth veturave, shërbimeve dhe bizneseve.

Plink është ndërtu në Kosovë dhe është kriju duke mendu për situata reale të përditshme. Besojmë që teknologjia duhet me i zgjidhë problemet praktike dhe me ua lehtësu jetën njerëzve, jo me e kompliku atë.

Jemi ende në zhvillim dhe vazhdojmë me dëgju përdoruesit tanë, me përmirësu platformën dhe me shtu funksione që sjellin vlerë reale.

Faleminderit që je pjesë e këtij rrugëtimi.

Bëhu pjesë

Dy minuta për ta vendosur. Ti e ke kontrollin.

Rreth Plink: pyetje edhe përgjigje

Çka është Plink, pse ekziston, edhe si t’ruan privatësinë.

Çka është Plink?
Plink e kthen një tabelë automjeti në një mënyrë private për t'u kontaktuar. Njerëzit mund të kontaktojnë pronarin e një tabele pa ndarë numrat e telefonit ose emrat dhe pronari qëndron plotësisht në kontroll të asaj që është e dukshme.
Pse me e kërku tabelën teme?
Pretendimi dëshmon se zotëroni tabelën dhe ju lejon të kontrolloni se çfarë ju arrin. Ju vendosni se kush mund t'ju kontaktojë, çfarë shohin dhe ju mbani numrin tuaj të telefonit privat.
A mund ta kontrolloj kush më kontakton?
Po. Mesazhet janë të gatshme dhe të kontrolluara. Ti vendos çka shfaqet dhe mund të bllokosh ose raportosh kurdo.
Qysh Plink e mbron privatësinë teme?
Kontakti rrin brenda Plink edhe identitetet s’shqfaqen përveç kur ti zgjedh me i nda. Ti kontrollon mesazhet, njoftimet, edhe çka mund me pa tjerët për ty.
A munet dikush me gjet adresën teme prej tabelës?
Jo. Plink kurrë s’e tregon emrin, numrin apo adresën tënde, edhe veç tabela s’mundet me ta zbulu adresën përmes Plink.
Cilat shtete i përkrah Plink?
Çdokush në mbarë botën mund të kontaktojë një pronar tabelash përmes Plink. Ajo që disponohet ndryshon sipas vendit, kontrolloni aplikacionin për disponueshmërinë në zonën tuaj.