Plink për biznese lokale
Merr klientë të rinj përmes targës, kuponëve dhe shërbimeve lokale.
Listo biznesin në Plink, shto shërbimet dhe çmimet, dhe bëhu i dukshëm për klientët që duan me dërgu ose me përdor kuponë, dhurata dhe shërbime në qytetin tënd.
Pa terminal
Klienti e tregon kodin në telefon. Ti e konfirmon në panel.
Profil falas
Listim falas, pa abonim dhe pa tarifë konfigurimi.
Pagesë në bankë
Vlera e konfirmuar paguhet në llogarinë tënde bankare.
Komision vetëm kur fiton
Plink merr komision vetëm kur ndodh përdorim real.
Listim falas. Komision vetëm kur biznesi fiton.
Zgjidh llojin e biznesit
Regjistro biznesin, plotëso të dhënat, shto shërbimet dhe prit aprovimin. Nëse je Business Car, verifikimi i targës kërkohet para aktivizimit.
Business Company
Për biznese me vendndodhje. Autolarje, servis, gomisteri, kafene, luleshitës, ëmbëltore, sallon, dyqan ose çdo biznes lokal ku klienti mund të vijë dhe të përdorë kuponin.
Business Car Targë
Për shërbime në teren. Nëse punon me veturën tënde dhe shkon te klienti, Plink të liston sipas qytetit, kategorisë dhe shërbimit që ofron. Kërkohet verifikim i targës.
Gift Provider
Për dhurata dhe kuponë. Lule, ëmbëlsira, kafe, parfum, thonj dhe produkte të tjera që dikush mund t'ia dërgojë një personi përmes targës.
Si fiton biznesi nga një kupon
-
1Dikush dërgon një kupon, dhuratë ose shërbim përmes Plink.
-
2Marrësi e sheh kuponin dhe bizneset ku mund ta përdorë.
-
3Klienti zgjedh biznesin tënd dhe vjen me kodin e kuponit.
-
4Ti e konfirmon kodin, vlera shtohet në bilanc dhe pagesa kalon në bankë.
Si të gjejnë klientët
Klientët të gjejnë kur kërkojnë shërbim, kur marrin kupon, kur duan të dërgojnë dhuratë, ose kur zgjedhin biznes afër tyre.
Kategoritë që fitojnë më së shumti nga Plink
Autolarje
Servis
Gomisteri
Kafiteri
Lule
Ëmbëlsira
Thonj
Parfum
Shërbime në teren
Pse ta listosh biznesin tënd
Klientë lokalë
Klientët të gjejnë kur kërkojnë shërbim, kur marrin kupon ose kur duan të dërgojnë diçka te dikush përmes Plink.
Pa kosto fikse
Nuk paguan për listim, abonim ose konfigurim. Komisioni aplikohet vetëm kur ndodh përdorim real.
Më pak komplikim
Klienti e tregon kodin, ti e konfirmon në panel dhe vlera shtohet në bilancin tënd.
Më shumë dukje
Biznesi yt shfaqet në kategorinë dhe qytetin ku klienti po kërkon.
Më shumë arsye për vizitë
Kuponët, dhuratat dhe shërbimet krijojnë arsye konkrete që klienti të vijë te ti.
Më shumë kontroll
Ti vendos çka shfaqet në profil: logo, orar, lokacion, shërbime, çmime dhe kontakt.
Çka kushton
Listimi është falas. Nuk ka abonim, nuk ka tarifë konfigurimi dhe nuk ka pagesë mujore. Plink merr komision vetëm kur ndodh përdorim real i kuponit ose shërbimit.
Verifikimi dhe besimi
Plink e aprovon biznesin para se të shfaqet publikisht. Kjo mbron klientët, mbron platformën dhe e bën profilin tënd më të besueshëm.
Pyetjet e shpeshta
A kushton listimi?
Jo. Listimi bazë është falas. Nuk ka abonim, nuk ka tarifë konfigurimi dhe nuk ka pagesë mujore.
Si fiton Plink?
Plink merr komision vetëm kur ndodh përdorim real i kuponit ose shërbimit, sipas kategorisë dhe marrëveshjes.
A më duhet terminal karte?
Jo. Klienti e tregon kodin në telefon. Ti e konfirmon në panelin e biznesit.
Kur paguhem?
Vlera e kuponëve të konfirmuar shtohet në bilancin tënd dhe paguhet në llogarinë bankare sipas orarit të pagesës.
A mund t'i ndryshoj shërbimet dhe çmimet?
Po. Mund t'i përditësosh shërbimet, çmimet, orarin dhe të dhënat e profilit.
A duhet të kem lokacion fizik?
Jo gjithmonë. Nëse punon në teren, mund të regjistrohesh si Business Car. Nëse pranon kuponë ose dhurata në lokacion, regjistrohesh si Business Company ose Gift Provider.
A mund të kem disa degë?
Po. Bizneset me disa lokacione duhet të kenë mundësi t'i menaxhojnë degët dhe shërbimet veçmas.
Pse duhet të regjistrohem herët?
Bizneset që hyjnë herët kanë më shumë mundësi të pozicionohen në kategorinë dhe qytetin e tyre para se të shtohet konkurrenca.
Regjistro biznesin para se kategoria jote të mbushet në qytetin tënd.
Aplikimi zgjat pak minuta. Pas aprovimit, profili yt shfaqet me shërbimet, çmimet, lokacionin dhe mënyrën si klientët mund të përdorin kuponët te ti.