Rreth Nesh
Plink u kriju me një ide të thjeshtë.
Çdo ditë shohim vetura rreth nesh. Ndonjëherë ka nevojë me kontaktu dikë rreth një veture, me pyet për një veturë në shitje, me kërku një shërbim ose me lajmëru për diçka me rëndësi. Shpesh nuk ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe e përshtatshme për me e bo këtë.
Ne mendum që tabela mundet me qenë më shumë se vetëm një numër identifikues. Mundet me qenë një pikë kontakti që i ndihmon njerëzit me komuniku kur ka nevojë, pa e humb privatësinë.
Prandaj e krijum Plink.
Qëllimi ynë nuk është me i lidhë njerëzit me të panjohur apo me i ekspozu të dhënat personale. Përkundrazi, po mundohemi me kriju një mënyrë më të thjeshtë, më të sigurt dhe më të kontrollume për komunikim rreth veturave, shërbimeve dhe bizneseve.
Plink është ndërtu në Kosovë dhe është kriju duke mendu për situata reale të përditshme. Besojmë që teknologjia duhet me i zgjidhë problemet praktike dhe me ua lehtësu jetën njerëzve, jo me e kompliku atë.
Jemi ende në zhvillim dhe vazhdojmë me dëgju përdoruesit tanë, me përmirësu platformën dhe me shtu funksione që sjellin vlerë reale.
Faleminderit që je pjesë e këtij rrugëtimi.
Rreth Plink: pyetje edhe përgjigje
Çka është Plink, pse ekziston, edhe si t’ruan privatësinë.